Connect with us

Europa League

Reagimi i lojtarit të St Etienne kur merr vesh se Ibrahimovic do të jetë në fushë

Zlatan Ibrahimovic ka diçka, dhe është e vështirë të mos ta pëlqesh. Mbase është vetëbesimi në limite të arrogancës ose mbase mënyra se së vazhdon të paraqitet në nivele të larta megjithëse është në mes të tridhjetave

Zlatan Ibrahimovic ka diçka, dhe është e vështirë të mos ta pëlqesh. Mbase është vetëbesimi në limite të arrogancës ose mbase mënyra se së vazhdon të paraqitet në nivele të larta megjithëse është në mes të tridhjetave. Por ka një lojtar që nuk mund ta durojë sulmuesin suedez… mesfushori i St Etienne Romain Hamouma. Në fakt, kur mori vesh se Zlatan Ibrahimovic do të ishte pjesë e ekipit në ndeshjen e kthimit të Europa League të mërkurën, ai reagoi jo mirë. “Ibrahimovic nuk do të luajë, apo? Do të luajë? Mos!”

Zlatan Ibrahimovic netted a hat-trick against St Etienne in the first leg

“Çfarë të them? Sa gola ka shënuar ai kundër nesh? 17, apo? Çfarë doni që të them?” Ibrahimovic e ka një prej ekipeve të preferuar St Etienne, duke shënuar plot 14 gola në 13 ndeshje kundër tyre. Madje në ndeshjen e fundit ai shënoi një tripletë në fitoren 3:0 të United në “Old Trafford”, por megjithëse rezultati është në favor të Djajve, kjo nuk do të thotë se suedezi nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit. Dhe Hamouma me siguri që po e pret me ankth sfidën.

Më shumë nga Europa League