Connect with us

FSHF

Reagon Luftëtari: Skandal! FSHF tendecioze

Drejtuesit e Luftëtari kanë reaguar ashpër nëpërmjet një deklarate për shtyp në faqen zyrtare në Facebook duke e cilësuar si tendencioz dënimin e futbollistit Eri Lamçja nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Sulmuesi elbasanas u dënua me 6 ndeshje nga ky komision për shkak se ka sulmuar fizikisht kundërshtarin në ndeshjen me Teutën ku bluzinjtë barazuar 1-1. Lamçes gjithashtu nuk i lejohte qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës së lojës.

Drejtuesit e Luftëtarit bëjnë me dije se çështjen e Lamçes do ta ndjekin më tej duke siguruar se kanë pamje filmike në të cilat sipas tyre futbollisti elbasanas është provokuar nga lojtarët kundërshtar. Më pas ka reaguar edhe vet futbollisti në rrjetet sociale duke e cilësuar si qesharak dënimin e Komisionit të Disiplinës.

Më shumë nga FSHF