Connect with us

La Liga

Real, 10 ditët e ardhshme mund të vendosin sezonin

Kampionati spanjoll është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Tani fillon një periudhë shqetësimi dhe frike për Zinedine Zidane dhe Real Madrid sepse janë plot 16 lojtarët e ekipit të parë të “Los Blancos” që janë grumbulluar nga përfaqësueset respektive. Futbollistët që janë larguar nga Valdebebas, qendra stërvitore e Real Madrid, janë: Sergio Ramos, Isco, Nacho, Dani Carvajal, Alvaro Morata, Marco Asensio, Toni Kroos, Gareth Bale, James Rodriguez, Keylor Navas, Cristiano Ronaldo, Pepe, Luka Modric, Mateo Kovacic, Casemiro dhe Marcelo.

Listab e 16 lojtarëve të Real Madrid që janë grumbulluar me kombëtaret respektive

Shqteësimet e Zidane nuk do të largohen pas kthimit të tyre pasi në atë moment do të fillojë një torturë tjetër për trajnerin francez. “Kur të gjithë lojtarët do të kthehen, do të kemi nëntë ndeshje në 28 ditë. Nuk do të jetë aspak e lehtë”, ka thënë ai. Në prill, madrilenët do të luajnë kundër Alaves, Leganes, Atletico, Sporting, Barcelona, Deportivo dhe Valencia në kampionat. Në mes do të jenë dhe dy përballjet e Champions League kundër Bayern Munich, teksa Real synon të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar në Europë, një arritje që nuk është realizuar kurrë më parë. Për këtë arsye, është normale që Zidane të jetë i shqetësuar se disa nga lojtarët e tij mund të mos kthehen në formën më të mirë të mundshme nga kombëtaret. Çdo mungesë mund të jetë përcaktuese në këtë fazë delikate të sezonit.

Më shumë nga La Liga