• Real-Barça, nis me një rekord

    Publikuar: 21 Apr 4:54

    Spanjollja “Marca” lajmëron se El Clasico këtë fundjavë do të ketë një mbulim mediatik si kurrë më parë. Që pa nisur superndeshja e javës së 33 të La Liga-s, përlasja me dy rivalëve historikë Real Madrid dhe Barcelona pritet të vendosë një rekord, që ka të bëjë me shikueshmërinë.

    Image result for real-barca 2017

    E përditshmja madrilene pohon se numri i spektatorëve që do të ndjekin këtë sfidë nga televizori pritet të jetë reth 650 milionë. Këta të fundit janë të shpërndarë në 185 vende dhe do të përfitojnë nga një mbulim mediatik si kurrë më parë për një ndeshje ku janë të vendosura të paktën 30 kamera të specializuara shumë afër fushës së “Santiago Bernabeu”-t. Në këtë kontekst duket se El Classico ka vendosur rekord pa u dëgjuar vërshëllima e parë.


    Lexo postimet e tjera