Kampionatet në Europë

Real Madrid, Bayern dhe jo vetëm, ja “gjigantët” që po vuajnë…!

Ky fillim i sezonit ka dhuruar rezultate të çuditshme për disa ekipe që mendoheshin si favoritë për titullin. Janë pesë ekipe “gjigante” në futbollin europian, që janë në një “krizë” dhe javë pas jave kanë pasur probleme aq të mëdha sa kanë lëkundur pozitat e trajnerëve përkatës, duke marrë gjithashtu kritikat e tifozëve…

Image result for real madrid

REAL MADRID

Juventus dhe Paris Saint-Germain janë me pikë të plota, Liverpool dhe Manchester City janë shumë pranë kësaj arritje, por ka edhe shumë ekipe të mëdha në krizë, mes të cilave Real Madrid. “Los Blancos”, tre herë radhazi kampion i Europës, nuk po arrin më të shënojë dhe ka pësuar humbjen e dytë radhazi mes Champions dhe La Liga. Barcelona nuk është shkëputur në kampionat, por që tani stoli i Lopetegui po lëkundet, duke qenë se ekipi ka marrë vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit të La Liga…

Image result for bayern munich

BAYERN MUNICH

Dy humbje radhazi në kampionat, por ajo kundër Borussia Mönchengladbach, të shtunën në shtëpi me rezultatin 0-3 “djeg” shumë për bavarezët dhe ngjall dyshime për vazhdimësinë e trajnerit Niko Kovac në “Allianz Arena”. Borussia Dortmund është shkëputur në krye të kampionatit, por ajo që përbën alarm është fakti se prej katër ndeshjesh skuadra nuk fiton, tre në kampionat dhe një në Champions. Tifozët e kampionëve të Bundesliga kanë nisur të ngrejë pyetjen nëse marrja e ish-trajnerit të Frankfurt ishte zgjedhja e duhur. Mes futbollistëve, James Rodriguez është i pari që u rebelua…

Image result for mourinho

MANCHESTER UNITED

Një fitore shpëton stolin, por nuk sjell lumturinë. Manchester United nuk është shëruar akoma, pavarësisht se tregoi karaktere para tifozëve të tij duke fituar 3-2 ndaj Newcastle, një ndeshje që po e humbiste 0-2 në fund të pjesës së parë. Pas pesë ndeshjes “djajtë” u kthyen te fitorja në shtëpi, por të gjithë kanë përshtypjen se dy ndeshjet kundër Juventus, në harkun e 14 ditëve në Champions, do të jenë vendimtare për sezonin dhe fatet e Mourinho. Nuk duhet harruar se pavarësisht nga suksesi ndaj “qymyrxhinjve”, United është në vendin e tetë të kampionatit anglez.

Image result for fenerbahce

FENERBAHCE

Edhe në Turqi po ndodh diçka që nuk pritej. Fenerbahce i Phillip Cocu nuk po shkon keq, por shumë keq. Verdheblutë janë në zonën e rënies nga kategoria dhe trajnerit holandez mund të largohet nga një moment në tjetrin. Shtatë pikë në shtatë javë, ndërsa ekipet e tjera të Stambollit marshojnë qetësisht në vendet e para të Super Lig. Një situatë aspak e mirë për Cocu, duke parë që kryetifozi i Fenerbahce është presidenti i Turqisë, Ergogan. A do të dalë ekipi nga kriza?

Image result for celtic

CELTIC

Në Britani ka një tjetër krizë që bën shumë zhurmë. Pas disa vitesh dominimi absolut në Scottish Premier League, Celtic i Brendan Rodgers vuan dhe jo pak. Bardhegjelbërit janë në vendin e pestë me 13 pikë në shtatë ndeshje. Duke qenë se kjo nuk është ecuria që pritej nga një gjigant i tillë, trajneri është në qendër të kritikave. Ndoshta, për momentin, stoli i tij nuk lëkundet sepse Rangers të drejtuar nga Gerrard po bëjnë edhe më keq dhe kanë dy pikë më pak. Qan Gllasgou dhe qesh Edinburgu, sepse për herë të parë në histori Hearts e Hibenians janë në dy vendet e para të renditjes.

Më shumë nga Kampionatet në Europë