Champions League

Real dhe Ronaldo rikthejnë PSG me këmbë në tokë

Real Madrid rikthehet frikshëm në Champions League duke mundur PSG me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje spektakolare në Bernabeu dhe në fund të takimit ishin Los Balncos që dolën fitimtarë falë dy golave të Ronaldo-s dhe rrjetës së Marcelo-s. Crsitiano ka shënuar golin e 100-të me Real në Champions League, më shumë se çdokush tjetër.

Që nga minuta e parë vendasit hidhen në sulm duke ushtruar një presion mbytës ndaj kundërshtarëve falë edhe mbështetjes së tifozëve të zjarrtë. Por me kalimin e minutave PSG arrin të futet në lojë duke u munduar të përballojë sa më mirë kundërshtarin. Loja ka ritëm të lartë por mundësia e parë për gol vjen nga gjysma e pjesës së parë me Ronaldo, i cili ka dy mundësi radhazi por tregohet i pasaktë.

Në krahun tjetër Neymar tenton më shumë nga të gjithë të depërtojë në mbrojtjen e Real por goli erdhi nga këmbët e e Mbappe nga e djathta. Francezi fut një top të bukur në zonë që devijohet nga Nacho përpara se të shkojë në këmbët e Rabiot i cili godet bukur duke kaluar të tijtë në avantazh.

Por PSG nuk e gëzon shumë avantazhin pasi Ronaldo barazon gjithçka nga pika e bardhë e penalltisë pak përpara fundit të pjesës së parë. Pas pushimit ritmi bie dhe skuadrat janë më të kujdesshme. PSG arrin të krijojë një epërsi të vogël dhe krijon disa mundësi shënimi por pasimi i fundit është i pasaktë nga vizitorët.

Dhe në fund të takimit kur dukej sikur barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, ishin Ronaldo dhe Marcelo ata që përmbysin rezultatin falë dy golave që më shumë meritë kishte portieri kundërshtar sesa ata.

 

Më shumë nga Champions League