Basketboll

Real e CSKA Moskë komandojnë Euroleague edhe pas raundit të 6-të

Ka nisur raundi i gjashtë i sezonit të rregullt në Euroleague, me dyshen Real Madrid-CSKA Moskë që vazhdon të dominojë, duke udhëhequr renditjen me 12 pikë të plota. Skuadra “merengues” fitoi 87-66 në Izrael ndaj Maccabi Tel Aviv, ndeshje e komanduar nga miqtë, me Llull që realizoi 17 pikë. Jashtë fushe fitojnë edhe turqit e Anadolu Efes, që mposhtën 94-90 spanjollët e Gran Canaria. Ndeshje me rivalitet dhe emocione, vendosur në sekondat e fundit për miqtë, me Simon që realizoi 18 pikë e Micic 17 për turqit.

10-minutëshi i fundit i dha fitoren ekipit të CSKA Moskë, që mundi 90-85 Armani Milano në fushën e këtij të fundit. italianët e dominuan takimin për 30 minuta (Micov 24 pikë), por në fund miqtë përmbysën shifrat, falë 23 pikëve të Higgins. Fitore të lehtë korri skuadra gjermane e Bayern Mynih, që mundi 116-70 turqit e Darussafaka Stamboll, takim në sens unik, gjithnjë i komanduar nga Bayern. Booker me 18 pikë ishtë shënuesi më i mirë për bavarezët, që synojnë një vend në play off.

Euroleague – Raundi i 6-të

Bayern Mynih – Darussafaka Stamboll, 116-70

Maccabi Tel Aviv – Real Madrid, 66-87

Armani Milano – CSKA Moskë, 85-90

Gran Canaria – Anadolu Efes, 90-94

Khimki Moskë – Barcelona, ora 18:00

Buducnost – Zalgiris Kaunas, ora 19:00

Panathinaikos – Olympiacos, ora 20:00

Victoria Gasteiz – Fenerbahce, ora 20:30

Më shumë nga Basketboll