La Liga

Real, Florentino do me çdo kusht yllin e Premier League

Tek Real Madrid, prej shumë kohesh janë në ndjekje të Christian Eriksen. Danezi është një nga kandidatët për të përforcuar mesfushën e madrilenëve në një të ardhme të afërt. Dhe Florentino Perez ka gati një plan.

Është e qartë që në kampin e Real-it priten shumë ndryshime. Florentino mendon se ka ardhur koha që lojtarët e vjetër të ekipit duhet të largohen. Midis tyre është edhe Luka Modric.

Kroati, nuk po kalon një periudhë të mirë këtë sezon dhe duket se 33 vitet kanë filluar të ndihen dhe Florentino është i gatshëm të marrë masa.

Në ambientet e “Bernabeu”-t flitet për idenë që ka në mëndje drejtuesi më i lartë i klubit. T’i ofrojë Modric Tottenham-it dhe të marrë Eriksen te Real Madrid.

Perez mendon se danezi është zëvendësuesi i duhur për Modric dhe se “Spurs” do të ishte i kënaqur ta rimerrte atë që dikur ishte ylli i tyre.

Më shumë nga La Liga