Connect with us

Champions League

Real-Juventus, ja ç’thotë Iniesta për finalen e Champions-it

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, ka marrë pjesë në ngjarje publicitare të një markt të famshme të makinave, që po mbahet këto ditë në Barcelonë.

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, ka marrë pjesë në ngjarje publicitare të një markt të famshme të makinave, që po mbahet këto ditë në Barcelonë. Ai u është përgjigjur edhe disa pyetjeve të gazetarëve, të cilët morën pjesë, gjithashtu, në këtë ngjarje. Para së gjithash, moderatori i eventit kërkoi nga “Manchego” të jepte një mendim mbi finale e Cardiff-it: “Kur vetë nuk arrin në finale, interesi të humbet disi për të, por e pranoj se Real Madridi dhe Juventus janë me të drejtë finalistët e Ligës së Kampionëve.”

Ai ka folur me superlative për numrin 10 të Barcelonës: “Messi është lojtari më i mirë, që ka ekzistuar ndonjëherë. Ajo që ka bërë dhe po bën Leo shihet nga të gjithë. Ai është dhe mbetet numri një. E ka treguar gjithmonë supremacinë e tij, çdo vit. Kjo pyetje, edhe po të më ishte bërë pesë vite më parë, do të merrte të njëjtën përgjigje”. Duke folur për një memorie të pashlyeshme në kujtesë nga karriera, ai ka evidentuar golin kundër Chelsea, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, në “Stamford Bridge”, në vitin 2009.

Më shumë nga Champions League