La Liga

Real Madrid arrin marrëveshjen me Eden Hazard

Real Madrid mësohet të ketë arritur një marrëveshje me yllin e Chelsea, Eden Hazard, i cili do të transferohet te “Los Blancos” verën e ardhshme.

Sipas radios franceze “RMC”, palët kanë arritur marrëveshjen në këto orë. I njëjti stacion ka bërë të ditur para disa ditësh se emisarët e klubit madrilen dhe stafi i lojtarit janë takuar disa herë.

Belgu ka një kontratë deri në 2020-ën me Chelsea dhe ka refuzuar disa oferta për rinovim. Hazard nuk e ka fshehur kurrë adhurimin e tij për Zinedine Zidane dhe se ëndërron të veshë një ditë fanellën “blanca”.

Më shumë nga La Liga