Basketboll

Real Madrid-CSKA Moskë, sfidë pretendentësh në Euroleague

Java e dytë e Euroleague në basketboll për meshkuj që nis nesër do të dhurojë një super-përballje mes Real Madrid dhe CSKA Moskë, ndeshje që luhet në Spanjë. Një përballje mes dy prej ekipeve më të mira të këtij turneu, në një ndehsje që parashikohet spektakolare. Edhe Barcelona do të ketë një sfidë të vështirë, pasi luan në Beograd ndaj skuadrës vendase të Crvena Zvezda, ndërsa kampionët në fuqi të Fenerbahce do të luajnë në Milano, ndaj Armani. Katër ndeshje të javës së dytë luhen nesër, ndërsa katër sfidat e tjera do të zhvillohen ditën e premte.

Euroleague – Java e dytë

19 tetor, Maccabi Tel Aviv – Baskonia Gasteiz, ora 20:05

19 tetor, Panathinaikos – Brose Bamberg, ora 20:15

19 tetor, Armani Milano – Fenerbahce, ora 20:45

19 tetor, Real Madrid – Cska Moskë, ora 21:00

20 tetor, Khimki Moskë – Zalgiris Kaunas, ora 19:00

20 tetor, Crvena Zvezda – Barcelona, ora 19:00

20 tetor, Olympiacos – Unicaja Malaga, ora 20:00

20 tetor, Valencia Basket – Anadolu Efes, ora 21:00

Më shumë nga Basketboll