Basketboll

Real Madrid del fitues në Moskë, Olympiacos ngec ndaj Baskonia

Është mbyllur raundi i 17-të i Euroleague në basketboll për meshkuj, teksa edhe 4 takimet e fundit kanë dhuruar jo pak surpriza. Olympiacos është ndalur në fushën e Baskonia Gasteiz, duke pësuar humbjen e pestë sezonale, me spanjollët që fituan 86-54. Një ndeshje e dobët e ekipit grek, ndërsa për Baskonia u dallua Voigtmann me 19 pikë. Falë këtij suksesi, ekipi spanjoll i afohet zonës së play off-it. Në sekondat e fundit fiton Zalgiris Kaunas, që mundi 79-77 Unicaja Malaga, një ndeshje me rivalitet deri në fund. Pangos realizoi 16 pikë për lituanezët, që konsolidojnë pozitat në renditje (vendi i gjashtë).

Nga ndeshja Anadolu Efes – Crvena Zvezda, 104-95

Real Madrid ka dalë fitues nga transferta ruse, ku fitoi 98-75 ndaj Khimki Moskë, në një ndeshje të dominuar nga spanjollët që nga minutat e para. Shved realizoi 23 pikë për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për “merengues” u dallua Fernandez me 16 pikë. Një fitore të rëndësishme arriti ekipi turk i Anadolu Efes, që mundi 104-95 serbët e Crvena Zvezda, një takim spektakol;ar mes dy skuadrave, që luajtën hapur deri në fund. 7 lojtarë të ekipit turk realizuan mbi 10 pikë, me Dragic që realizoi 24 pikë e McCollum 20, më të mirët në fushë.

EUROLEAGUE – RAUNDI I 17-TË

11 janar, Panathinaikos – Barcelona, 84-75

11 janar, Maccabi – Brose Bamberg, 90-88

11 janar, Armani Milano – CSKA Moskë, 81-107

11 janar, Valencia – Fenerbahce, 67-80

12 janar, Khimki Moskë – Real Madrid, 78-95

12 janar, Anadolu Efes – Crvena Zvezda, 104-95

12 janar, Zalgiris Kaunas – Unicaja Malaga, 79-77

12 janar, Baskonia Gasteiz – Olympiacos, 86-54

Renditja e Euroleague pas raundit te 17-te

Më shumë nga Basketboll