La Liga

Real Madrid do të kthehet “galaktik” me 600 mln euro

Gjigantët e La Liga-s janë gati të bëjnë një merkaton të çmendur për t’i dhënë Cristiano Ronaldo-s mbështetjen e duhur në sezonin e ardhshëm, teksa Gareth Bale dhe Karim Benzema pritet të largohen nga Madridi.

Neymar është objektivi kryesor, me brazilianin që do të ishte përsëri protagonist i një transferimi të bujshëm pas atij të verës së kaluar. Ylli i PSG do t’i kushtonte 237 milionë euro në total madrilenëve.

Por, sipas “Diario Gol”, kampionët në fuqi të Europës do të kërkojnë të marrin edhe Mohamed Salah dhe David De Gea. Kostoja totale e këtyre operacioneve, gjithmonë sipas medias spanjolle, do të jetë 600 milionë euro.

Që do të thotë se, përveç Benzema dhe Bale, mund të ketë largime të tjera të rëndësishme nga “Bernabeu”.

Më shumë nga La Liga