La Liga

“Real Madrid do të turpërohej nëse do të bënte ‘korridorin’ për Barcelona-n”

Presidenti i La Liga-s Javier Tebas thotë se ai e kupton arsyen pse Real Madrid nuk do të formojë një korridor nderi për Barcelona-n në muajin e ardhshëm.

Që kur Athletic Bilbao nderoi Atletico Madrid në 1970, skuadrat kanë vlerësuar arritjet e kundërshtarëve në La Liga me një “pasilo” – një korridor i formuar nga lojtarët që mirëpresin kampionët.

Por trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane e përjashtoi mundësinë e korridorit kur dy skuadrat do të përballen në El Clasico më 6 maj.

Tebas për AS: “Do të kisha dashur që tradita të vazhdonte. Por nëse bëhet fjalë për të turpëruar një kundërshtar, atëherë jo.

“Është një vendim që merret nga klubet. Por nga ajo që kuptoj unë nuk ka të bëjë me nderimin e kampionëve por, sidomos në rastin e Real dhe Barcelona, për turpërim.”

Zidane u bezdis nga fakti se Barça refuzoi ta bënte korridorin gjatë dhjetorit pasi skuadra e tij kishte fituar Kupën e Botës për Klube dhe ka ndërmend të bëjë të njëjtën gjë muajin tjetër.

Më shumë nga La Liga