La Liga

Real Madrid dorëzohet, zbulon shumën që do për yllin e ekipit

Lajmet nga Spanja thonë se Real Madrid ka vënë në lëvizje Liverpool-in dhe Manchester United pasi ka nxjerrë në shitje Marco Asensio-n.

Siç bëri të ditur “Mirror” të shtunën, “Los Blancos” mund të jenë të gatshëm për ta shitur Asensio-n në janar dhe janë të shumta skuadrat që do të donin ta merrnin spanjollin në merkaton e janarit.

Real-i i ka vendosur një çmim 113 milionë euro Asensio-s, sipas lajmit, i cili thotë se skuadrat si Chelsea, Liverpool, Manchester United dhe gjigantët e PSG, janë vënë në lëvizje për të.

Edhe pse cilësitë e Asensios janë të padiskutueshme, ai nuk ka arritur të ngjitet në nivelin që pritej të ishte dy vite më parë. Për shkak të mungesës së rritjes së tij, Real-i mendon se do të ishte mirë që ai të shitej për çmimin e duhur.

Asensio ka luajtur 9 ndeshje në La Liga për Real Madrid, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist. Ai luajti si titullar për Spanjën në ndeshjen kundër Kroacisë, por u aktivizua nga stoli në humbjen 3-2 të pësuar ndaj Anglisë.

Më shumë nga La Liga