Futboll

Real Madrid, futbollistët spanjollë bëjnë grup në “WhatsApp” pa Ronaldon!

Real Madrid, futbollistët spanjollë bëjnë grup në “WhatsApp” pa Ronaldon!

Dani Ceballos ka formuar një grup në “WhatsApp”, të futbollistëve të Real Madrid, me synimin për të lidhur më shumë lojtarët, jashtë fushës së lojës. Sipas gazetave në Spanjë, ky veprim i djaloshit bëhet për të krijuar një grup ku ai të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës së parë. Cabellos u ble nga “Los Blancos” për 15 milionë euro nga Betis, gjatë merkato së verës dhe deri tani ka luajtur nëntë ndeshje për ekipin e Zidan. 21-vjeçari përfaqëson një nga anëtarët e futbollistëve të rinj të talentuar që po promovohet te Real, ashtu si Marco Asensio, Marcos Llorente dhe Achraf Hakimi.

Cabellos ka marrë në konsideratë të krijojë një grup të tijin në “WhatsApp”, ku nuk bëjnë pjesë të gjithë futbollistët e Real. Sipas “Diario Gol”, në “rrjetin” e Cabellos janë përfshirë vetëm futbollistët spanjollë që luajnë për “merengues”. Nuk është e qartë se cilët janë anëtarët e këtij grupi, por është e sigurt se treshja sulmuese “BBC”, nuk bën pjesë në të. Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema janë lënë jashtë qëllimisht nga Ceballos. Ky lajm vjen pak ditë pas atij se portugezi nuk është i lumtur në “Bernabeu” dhe ka kërkuar të largohet.

Më shumë nga Futboll