Merkato

Real Madrid interesohet për Anthony Martial

Sulmuesi i Manchester United Anthony Martial ka dalë si objektivi më i fundit i për Real Madridin e Zinedine Zidane për merkaton e verës.

Francezi ka një kontratë e cila skadon verën tjetër dhe bisedimet për rinovimin mesa duket nuk kanë nisur akoma.

Gazeta angleze The Sun thotë se shumë shpejtë ai do të takohet me klubin për të diskutuar një kontratë të re, por RMC Sport thotë se Real është duke monitoruar situatën nga afër.

Martial mund të konsiderojë largimin pasi nuk është aktivizuar aq shumë sa do të kishte dashur nën drejtimin e Jose Mourinho-s dhe situata tani është akoma më e vështirë pas ardhjes së Alexis Sanchez.

Sulmuesi i majtë ka qenë në stol në tre nga katër ndeshjet e fundit të Manchester United.

Tottenham dhe Inter gjithashtu janë të interesuar për 22-vjeçarin.

 

Më shumë nga Merkato