Futboll

Real Madrid, James Rodriguez komploton “shkatërrimin” e Barcelonës

Referuar raportimeve nga Spanja, James Rodriguez i ka sugjeruar Real Madrid që të blejë Yerry Mina përpara se talenti të finalziojë një marrëveshje me Barcelonën. Yerry Mina është përfolur për një transferim të mundshëm te Barcelona, në përpjekjen e klubit katalanas për të zëvendësuar mbrojtësin drejt largimit, Javier Mascherano. Argjentinasi 33-vjeçar pritet të largohet nga “Nou Camp” në janar në kërkim të një ekipi ku të luajë rregullisht dhe Mina konsiderohet si zëvendësuesi i duhur.

Rezultate imazhesh për james rodriguez yerry mina

Gjithsesi, James Rodriguez mësohet se po komploton për të bërë që transferimi i futbollistit të përfaqësueses kolumbiane drejt Barcelonës të dështojë, ndërkohë që synon që bashkëkombasi i tij të bëhet futbollist i Real Madrid. “Don Balon” pretendon se Rodriguez ka biseduar me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez dhe i ka kërkuar atij që të konsiderojë blerjen e kolumbianit Mina që në merkaton e janarit, edhe pse raportohet gjithashtu se propozimi i Rodriguez ka rënë në vesh të shurdhët, me “Los Blancos” të painteresuar për blerjen e 23-vjeçarit.

Më shumë nga Futboll