La Liga

Real Madrid, gati dy emra nëse nuk merret Neymar

Real Madrid do Neymar dhe Neymar do Real Madrid. Ku është problemi? Al Thani, pronari i PSG-së nuk ka ndërmend të heqë dore nga braziliani, i blerë 222 milionë euro verën e kaluar.

Florentino Perez, numri një i madrilenëve, do të provojë deri në fund ta marrë brazilianin, por ka gati planin nëse “O Ney” do të mbetet në Francë.

Alternativat janë dy super lojtarë të tjerë, të cilët do të luajnë në Rusi: Mohamed Salah dhe Eden Hazard, yjet shumë të kushtueshëm të Egjiptit dhe Belgjikës.

Më shumë nga La Liga