Futboll

Real Madrid kërkon hakmarrjen ndaj Leganes!

Real Madrid kërkon hakmarrjen ndaj Leganes!

Rreth një muaj pasi u eliminua nga çerekfinalja e Kupës së Mbretit, Real Madrid do të ndeshet me Leganes me synimin e hakmarrjes. Vendasit shkojnë në këtë takim pasi kanë pësuar dy humbje radhazi. Skuadra e drejtuar nga Asier Garitano ka marrë vetëm pesë pikë në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe ka zbritur në vendin e 12-të me 29 pikë. Udhëtimi i Real Madrid në “Butarque Stadium” vjen pas fitores 3-1 ndaj Paris SG në Champions League dhe suksesit me përmbysje në La Liga, ku humbjen e pjesës së parë, 2-1 ndaj Betis, e ktheu në fitore 5-3.

Forma e Real ka njohur ngritje në ndeshjet e fundit me 13 pikë të marra në pesë ndeshjet e fundit të La Liga, si rrjedhojë e 4 fitoreve dhe një barazimi të ardhur me 23 gola të shënuar

Faktikisht, të besuarve të Zinedine Zidane do t’i mjaftonte një barazim për të arritur Valencian e vendit të tretë. Asnjë nga pesë përballjet e fundit mes këtyre dy ekipeve nuk është mbyllur në barazim me Real Madrid që ka fituar pesë ndeshje dhe Leganes një ndeshje. Talenti i Real Madrid, Marcos Asensio, pritet të luajë si titullar pasi ka treguar një formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit me tre gola të shënuar në dy takimet e fundit që ka luajtur.

Image result for asensio

Në këtë sezon të La Liga, Asensio numëron gjashtë gola dhe katër asiste. Nga ana tjetër te Leganes do të kthehet Dimitrios Siovas, pasi qendërmbrojtësi ishte i skualifikuar në ndeshjen e fundit të humbur 1-0 ndaj Eibar. Asnjë ekip tjetër në kampionatin spanjoll nuk ka shënuar më pak gola se Leganes gjatë pjesës së parë, vetëm 4 gjatë gjithë edicionit. Real Madrid ka pësuar të paktën një gol në 8 ndeshjet e fundit të luajtura në La Liga, 15 gjithsej.

Më shumë nga Futboll