Merkato

Real Madrid kërkon “të rrëmbejë” futbollistin e Manchester City

Real Madrid po monitoron situatën e Raheem Sterling te Manchester City, pasi sulmuesi anglez nuk ka rinovuar kontratën me kampionët e Anglisë, sipas asaj që bëri të ditur “ESPN FC”.

23-vjeçari, i cili ka hyrë në dy vitet e kontratës me City, ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëbisedimin dhe janë shtuar hipotezat e një largimit.

Në dhjetorin e kaluar ai tha: “Do të ishte një përvojë shumë e bukur për mua që të luaja jashtë Anglisë. Përse jo në Spanjë?!”. Tani që ka kaluar një vit, kjo dëshirë mund të rikthehet në realitet.

Real Madrid ende nuk ka pasur një kontakt me Manchester City, por nëse Sterling nuk do të rinovojë deri në fund të këtij sezoni, atëherë klubi “merengues” do të trokasë në duart e klubit të Guardiola, që do të jetë i detyruar të pranojë bisedimet për të mos e humbur me parametër zero lojtarin që kushtoi 60 milionë euro para tre vitesh.

Deri tani Sterling ka luajtur 150 ndeshje me fanellën e City, ku u shpall kampion në sezonin e kaluar. “Personalisht do të doja që Sterling të rinovonte,” – ka deklaruar Guardiola.

Manchester City ka rinovuar kontratat e Kevin De Bruyne, Gabriel Jesus, Ederson dhe Sergio Aguero, gjatë kohëve të fundit, por nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Sterling dhe kjo i jep shpresë Real Madrid, që synon ta rrëmbejë për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Merkato