Connect with us

Basketboll

Real Madrid leksion CSKA-së, Olympiacos fiton derbin grek

Raundi i 16-të i Euroleague në basketboll për meshkuj është mbyllur dje në mbrëmje, ku spikat fitorja e Real Madrid, që mposhti 95-85 CSKA Moskë, duke u hakmarrë për humbjen në Rusi pak javë më parë. Një takim i ekuilibruar për më shumë se 30 minuta, vendosur vetëm në periodën e fundit në favor të ekipit spanjoll, ku u dalluan Llull me 24 pikë e Maciulis me 20. Mjaft interesant edhe derbi grek fituar nga Olimpiacos, që mundi 77-69 Panathinaikos, në një pallat sporti të tejmbushur dhe të zjarrtë nga tifozët. Sfida ishte vazhdimisht nën komandën e skuadrës së Olympiacos, ku diferencën e bëri kolektiviteti dhe sfida nën tabelë.

Nga ndeshja Fenerbahce-Armani Milano

Një fitore të rëndësishme jashtë fushe arriti Crvena Zvezda, që mundi 77-61 Zalgiris Kaunas, ku Simonovic realizoi 16 pikë. Fenerbahce fiton 86-79 ndaj Armani Milano, duke zhitur në krizë ekipin italian, që mbyll renditjen e Euroleague. Nunnallu me 19 pikë e datome me 17 u dalluan për turqit në këtë sfidë. Në fazën çerekfinale të Euroleague kualifikohen 8 skuadrat e para në përfundim të sezonit të rregullt.

EUROLEAGUE – RAUNDI I 16-TË

5 janar, Anadolu Efes – Gallatasaraj, 84-73

5 janar, Brose Bamberg – Barcelona, 85-65

5 janar, Maccabi – Stamboll, 93-92

5 janar, Baskonia Gasteiz – Unics Kazan, 102-70

6 janar, Fenerbahce – Armani Milano, 86-79

6 janar, Zalgiris Kaunas – Crvena Zvezda, 61-77

6 janar, Olympiacos – Panathinaikos, 77-69

6 janar, Real Madrid – CSKA Moskë, 95-85

Renditja e Euroleague pas raundit te 16-te

Më shumë nga Basketboll