Basketboll

Real Madrid mposht Milanon, një hap larg kualifikimit në play off

Ka nisur raundi i 26-të i sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj, me skuadrën e Real Madrid që mposhti 88-77 italianët e Armani Milano, ndeshje e luajtur në fushën e kësaj të fundit. Kjo sfidë u luajt më herët se të tjerat, ndeshje ku miqtë nga Madridi patën gjatë gjithë kohës epërsi, duke e merituar fitoren (Ayon 15 pikë).

Skuadra “merengues” u shkëput që në periodën e parë dhe i thelloi shifrat me kalimin e minutave, ndërsa në fund administroi rezultatin, duke korrur suksesin 16-të sezonal. Kjo fitore afron Realin me zonën e play off, pasi ndodhet në vendin e katërt, ndërsa Armani klasifikohet në vendin e 14-të, tashmë jashtë gare për të shkuar mes 8 skuadrave më të mira.

Euroleague – Raundi i 26-të

Armani Milano – Real Madrid, 77-88

15 mars, Crvena Zvezda – Valencia, ora 18:45

15 mars, Brose Bamberg – Anadolu Efes, ora 20:00

15 mars, Olympiacos – Barcelona, ora 20:00

15 mars, Maccabi Tel Aviv – Khimki Moskë, ora 20:05

15 mars, Baskonia Gasteiz – Zalgiris Kaunas, ora 20:45

16 mars, Fenerbahce – CSKA Moskë, ora 18:45

16 mars, Unicaja Malaga – Panathinaikos, ora 21:00

Më shumë nga Basketboll