• Real Madrid: Një sulmues për Oblak?

    Publikuar: 18 May 5:45

    Edhe pse drejtuesit e Real Madrid-it nuk e kanë thënë publikisht, ata janë në kërkim të një portieri për sezonin tjetër. Ai aktuali, Keylor Navas nuk ka bindur ndaj hierarkia e “Los Blancos” po kërkon zëvendësuesin më të mirë në qarkullim. Të preferuarit? David De Gea i Manchester United, Thibaut Courtois i Chelsea, por nga informacionet e fundit në listë është përfshirë edhe Jan Oblak i Atletico Madrid-it. Sipas “Goal Espana”, Real ka informacion se Oblak mund të largohet nga “Los Blancos” këtë verë. Klauzola çliruese e sllovenit është 100 milionë euro, por nëse Atletico Madrid do të ulte kërkesën, rivali madrilen do të ishte gati të hynte në garë me klubet e tjera të Europës për portierin.

    Duhet llogaritur edhe armiqësia që ekziston mes dy klubeve të Madridit, gjë që e bën thuajse të pamundur realizimin e këtij operacioni. Megjithatë me ardhjen e francezit Theo Hernandez në Bernabeu, rrjedha mund të ndryshojë, nëse të klubet bien dakord për një shkëmbim. Atletico do të linte të largohej portierin e tij, ndërsa Real Madrid do të lejonte kalimin në drejtimin e kundërt të një sulmuesi (Morata?).  Për sa i takon Oblak, i cili ka bërë një sezon në nivel të lartë, duket se dëshira e tij është të luajë në një tjetër kampionat. Ish-lojtari i Benfica-s është më i tërhequr nga Premier League, ku duket se ndodhen edhe të interesuarit e tij të shumtë. Sipas informacioneve në Angli, Oblak nuk dëshiron të thyejë zemrat e tifozëve të “Los Colchoneros” me të cilët ka raporte shumë të mira. Pra, kjo është një çështje për t’u ndjekur.


    Lexo postimet e tjera