Basketboll

Real Madrid poshtëron sërish Barcelonën në “El Clasico”

Real Madrid ka fituar 101-74 ndaj Barcelonës në “El Clasico”, ndeshje e vlefshme për raundin e 23-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Ashtu si në përballjen e parë, edhe sot në mbrëmje, skuadra “merengues” pati epërsi në fushë, duke e dominuar ndeshjen dhe merituar fitoren, sukses që ngjit Realin në vendin e katërt. Më i miri në fushë për skuadrën e Realit ishte Carroll me 18 pikë, por 5 lojtarë të skuadrës “los blancos” realizuan mbi 10 pikë, duke konfirmuar lojën e mirë kolektive. Barcelona edhe pse luante në fushën e saj, nuk arriti të rivalizojë, duke pësuar humbjen e 16-të sezonale dhe tashmë i thotë “lamtumirë” kualifikimit për në fazën çerekfinale.

Nga ndeshja Anadolu Efes – Zalgiris Kaunas, 70-86

Pa probleme fiton skuadra ruse e Khimi Moskë, që mundi 78-61 Panathinaikos, një sfidë që konsiderohej e fortë, por në fushë ajo që dominoi ishte skuadra vendase, ku u dallua Shved me 20 pikë. Fitore e rëndësishme për Khimki, që ngjitet në vendin e katërt dhe është me një këmbë në fazën çerekfinale dhe barazohet me pikë me Panathinaikos. Jashtë fushe fiton ekipi i Zalgiris Kaunas, që mundi 86-70 Anadolu Efes (White, 15 pikë për lituanezët), sukses i rëndësishëm për miqtë, që qëndrojnë në zonën e play off-it. Në takimin e fundit luajtur sot, ekipi i Brose Bamberg mundi 86-62 serbët e Crvena Zvezda, ndeshje ku u dallua Wright, autor i 21 pikëve.

EUROLEAGUE – RAUNDI I 23-TË

22 shkurt, CSKA Moskë – Basconia Gasteiz, 93-85

22 shkurt, Fenerbahce – Armani Milano, 89-70

22 shkurt, Olympiacos – Valencia, 80-70

22 shkurt, Unicaja Malga – Maccabi Tel Aviv, 83-69

23 shkurt, Khimki Moskë – Panathinaikos, 78-61

23 shkurt, Anadolu Efes – Zalgiris Kaunas, 70-86

23 shkurt, Brose Bamberg – Crvena Zvezda, 86-62

23 shkurt, Barcelona – Real Madrid, 74-101

Më shumë nga Basketboll