La Liga

Real Madrid prezanton lojtarin U-19 më të shtrenjtë në historinë e futbollit…

Real Madrid ka prezantuar 18-vjeçarin nga Brazili, Vinicius Junior, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, si blerja e re 45 milionë euroshe.

Adoleshenti, që mund të luajë si sulmues krahu ose në qendër, vjen nga Flamengo, ku luajti i huazuar në sezonin e fundit, si pjesë e marrëveshjes së arritur një vit më parë. Ai është futbollisti më i shtrenjtë U-19 në të gjithë planetin.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez tha: “Ai është një futbollist i cili që tani konsiderohet si një nga shpresat e futbollit brazilian dhe botëror.”

Vinicius luajti 37 ndeshje me Flamengo dhe shënoi shtatë gola. Ai u zgjodh futbollisti më i mirë i ri i Amerikës Latine.

Gjatë prezantimit të Vinicius Junior ishte i pranishëm edhe Ronaldo, i cili shënoi 104 gola në 177 ndeshje me Real Madrid nga viti 2002 deri në vitin 2007.

“Kjo është mundësia më e mirë që një futbollist mund të ketë,” – tha “Fenomeni”, ndërsa Vinicius shtoi: “Jam i nderuar që kam arritur majën e futbollit, Realin e Madrid, që në moshën 18 vjeç.”

Më shumë nga La Liga