Connect with us

Champions League

Real Madrid provon humbjen më të bukur!

Real Madrid do të luajë kundër Juventus në finalen e Champions League, më 3 qershor, në Kardif. Ky ka qenë verdikti i ndeshjeve gjysmëfinale, pasi “Los Blancos” humbën 2-1 në derbi ndaj Atletico Madrid, por u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 4-2, ndërsa Juventus i fitoi të dyja ndeshjet ndaj Monaco dhe u kualifikuar me rezultatin total 4-1. Skuadra e Zinedine Zidane synon të bëhet e para në histori që e fiton këtë veprimtari, dy herë radhazi.


Atletico Madrid vs Real Madrid 2-1 All Goals… by kivancyildirim791

Ndeshja e fundit për Champions League në stadiumin “Vicente Calderon” nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Atletico Madrid. Saul Niguez shënoi golin e avantazh për ekipin e Diego Simeone, pas 12 minutash lojë, pas një topi të marrë nga Koke, ndërsa tre minuta më vonë, Antonie Griezmann shënoi golin e dytë me penallti, pas faullit që Raphael Varane shkaktoi ndaj Fernando Torres.

Populli i Atletico nisi të besojë te përmbysja e madhe ndaj rivalëve historik, por ëndrrat e tyre u shuan tre minuta para fundit të pjesës së parë, kur Real Madrid shënoi për të 61-n ndeshje me radhë në të gjitha veprimtaritë. Benzema kapi në befasi tre mbrojtës të Atletico dhe shërbeu për Kroos, goditja e të cilit u prit nga Oblak, por topi përfundoi në këmbët e Isco, për të cilin ishte si një lojë fëmijësh të shënonte me portën e boshatisur.

Goli i Isco, i pari që pësoi Atletico në ndeshje me eliminim direkt në Champions League që nga viti 2014, shënoi fatet e derbit duke “hipotekuar” kualifikimin e Real Madrid, sepse Atletico kishte nevojë për tre gola. Këtë herë misioni i pamundur nuk u përmbush, sepse kampionët e Europës administruan gjithçka në pjesën e dytë, të ndihmuar edhe nga disa pritje të Keylor Navas.

Më shumë nga Champions League