Champions League

Real Madrid-PSG: 5 arsye për të besuar në kualifikimin e “Los Blancos”

Pavarësisht nga performanca e keqe e Real Madridit këtë sezon, në La Liga dhe “Copa del Rey”, ka arsye për tifozët e bardhë, që të jenë optimistë në kualifikimin kundër PSG-së.

“Bernabeu”, i pamposhtur në Europë
Real Madridi nuk ka humbur në Champions, në “Bernabéu”, që nga 10 marsi 2015. Pothuajse tri vite pa ndonjë rival europian, që fiton në stadiumin e të bardhëve. E fundit ishte Schalke (3-4) dhe kjo ishte një pengesë pa shumë rëndësi. Ishte raundi i dytë eliminator dhe “madridistët” përparuan më tej, pavarësisht humbjes. Që atëherë, janë luajtur 17 ndeshje: 14 fitore dhe 3 barazime. Real Madridi ka kaluar rivalë si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester City, apo dhe vetë PSG-në (në fazën e grupeve të edicionit 2015-2016). 47 gola në favor (2.7 gola për lojë) dhe vetëm 11 gola kundër (0.6 gola për lojë).

Ronaldo arrin në një majë
Cristiano Ronaldo vjen me moralin e lartë, pas tre golave ​​që shënoi kundër Real Sociedad, në La Liga. Portugezi, gjithashtu, gjetën “strehimin” e tij në Champions gjatë kohës së thatësirës në La Liga, në pjesën e parë të sezonit. Në fazën e grupeve ai ka arritur të shënojë 9 gola në 6 ndeshje. Në total, ai ka 18 gola në 11 ndeshjet e fundit europiane, që ka luajtur (1.6 gola për lojë).

Modric, në një moment të mrekullueshëm
Real Madridi luan me ritmin që shënon Modriç. Kroati është thelbësor, në mënyrë që të gjitha pjesët e ekipit të punojnë. Ai tani po kalon momentin më të mirë të sezonit. Kundër Real Sociedad u kthye për të treguar një nivel të madh. Kundër PSG-së, Zidane do të bashkojë qendrën e tij të fushës plot besim (Casemiro, Kroos dhe Modric). Nëse kroati tregon versionin e tij më të mirë, opsionet e Real Madridit për të marrë një rezultat pozitiv shumëfishohen.

Zidane është “Mister Champions”
Asnjë ekip nuk e di se çfarë është për të eliminuar Zidanen si trajner në Ligën e Kampionëve. Dy kompeticione si trajner, dy tituj. Është i pagabueshëm në eliminatore. Edhe ata që kanë marrë për pak të përpjetën (në 2015-2016, Wolfsburgu fitoi 2-0 në ndeshjen e parë), janë kthyer në pikën zero. Roma, Bayern, Atlético, M.City… Askush nuk e ka gjetur formulën për ta mposhtur trajnerin francez në një ndeshje të dyfishtë të Ligës së Kampioneve.

“Njësia B” është kthyer
Performanca e Asensio dhe Lucas Vázquez kundër Real Sociedad shton optimizmin. Në parim, të dy kanë pak mundësi për të qenë startues ndaj francezëve (vetëm nëse “Zizou” vendos të heqë dorë nga Benzema, mund të hyjnë në 11-she). Por ata do të kenë minuta në pjesën e dytë (trajneri gjithmonë i përdor për të ndryshuar dinamikën e ndeshjeve). Në një përplajse kaq të barabartë, kontributi i lojtarëve që vijnë nga stoli me freski fizike mund të jetë kyç.

Më shumë nga Champions League