La Liga

Real Madrid, Ramos jep miratimin për mbrojtësin e Chelsea

Gjigantët e La Liga-s janë të dëshpëruar për të marrë disa fytyra të reja në “Bernabeu”. Largimi i Cristiano Ronaldo-s ka krijuar një boshllëk të madh në sulm, por trajneri Lopetegui është i vendosur të përforcojë mbrojtjen.

Sipas shtypit spanjoll, Alonso i Chelsea është një nga objektivat e madrilenëve për shkak të pozicioneve të ndryshme që mund të mbulojë në fushën e lojës.

27-vjeçari, në fakt, mund të luajë si mbrojtës krahu, si sulmues krahu dhe si mesfushor. Lopetegui e njeh mirë lojtarin, i cili ka debutuar në kombëtare pikërisht nën drejtimin e trajnerit të Real-it.

Mungesa e kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Champions League dhe pasiguritë në lidhje me trajnerin e ardhshëm të “Bluve” ka shtyrë shumë lojtarë të mendojnë për të ardhmen.

Real do të kërkojë të përfitojë nga kjo situatë dhe të marrë Alonso-n pasi ka marrë edhe miratimin e Sergio Ramos, sipas “Don Balon”. Gjithsesi, Alonso nuk do ta kishte të garantuar vendin e titullarët, por do të ishte një alternativë e vlefshme për Marcelo.

Për më tepër, Alonso ka dalë nga akademia e Real Madrid, por ka luajtur vetëm një ndeshje me ekipin e parë të madrilenëve, para se të shitej te Bolton në 2010-ën.

Tani ai është një nga mbrojtësit më të mirë golashënues të Premier League. Ai ka realizuar tetë gola me Chelsea sezonin e kaluar dhe stili i tij sulmues do të ishte perfekt për Real Madrid.

Më shumë nga La Liga