Connect with us

Champions League

“Real Madrid do ta mundë Juventus-in”

Ish-trajneri i Francës Raymond Domenech pretendon se Real Madrid është favorit ndaj Juventus për të fituar trofeun e Champions League. Dy ekipet do të ndeshen në Cardiff të Uellsit më 3 qershor dhe të besuarit e Zinedine Zidane ishin ata që fituan trofeun më prestigjioz evropian një vit më parë

Ish-trajneri i Francës Raymond Domenech pretendon se Real Madrid është favorit ndaj Juventus për të fituar trofeun e Champions League. Dy ekipet do të ndeshen në Cardiff të Uellsit më 3 qershor dhe të besuarit e Zinedine Zidane ishin ata që fituan trofeun më prestigjioz evropian një vit më parë. “Për mendimin tim, Real Madrid është favorit i padiskutueshëm ndaj Juve-s. Ata kanë lojtarët më të mirë dhe e fituan edhe vitin e kaluar,” shprehet Domenech për Sky Sports Italia.

Related image

“Juventus është një ekip tepër solid, por mendoj se Real Madrid mund t’i thyejë. Zidane ishte një lojtar i madh dhe ai nuk fliste shumë në fushë, por ai vazhdonte të ishte lideri i çdo ekipi ku ka luajtur edhe pa ngritur duart e duke bërtitur. Kur ai thoshte diçka, shokët e ekipit i bindeshin. Tani ai e njeh mirë klubin dhe lojtarët e Real Madrid. Nuk është e lehtë të jesh trajneri i tyre, por ai është gatuar për të drejtuar Los Blancos.”

Image result for juventus monaco

Më shumë nga Champions League