Kampionatet në Europë

“Real Madrid do të bëjë superofertë për Salah, këtë verë”

Mohamed Salah është një nga lojtarët me më shumë projeksion i skenës botërore dhe në kohët e fundit po flitet se për të ka një interes të madh nga ana e Real Madridit. Presidenti Florentino Perez duket i vendosur për ta marrë sulmuesin egjiptian. I fundit, që e ka konfirmuar këtë interesim, ka qenë presidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Hany Abo Rida. Ai supozon se “klubi madrilen do të paraqesë një ofertë të madhe për lojtarin”, duke miratuar atë që tha Hector Cúper në dhjetor. “Ekziston një mundësi e vërtetë, që ai mund të luajë për Real Madridin sezonin e ardhshëm. Klubi spanjoll do të bëjë një ofertë të madhe. Salah tani po kërkon të përmirësojë lojën e tij. Natyrisht, nëse një egjiptian luan për një klub të tillë popullor në botë, si Real Madridi, do të jetë diçka e madhe për futbollin egjiptian”, – pranoi ai.

Hany Abo Rida supozon se Florentino Perez do ta paraqesë ofertën e duhur për Liverpool në pak muaj, për ta marrë golashënuesin. Arsyeja kryesore është rifreskimi i sulmit të bardhë, si një masë kundër rënies sportive që po kalon Benzema dhe Cristiano Ronaldo. Numrat e Salah këtë sezon janë të jashtëzakonshëm: ai ka shënuar 18 gola në 23 ndeshje të luajtura në Premier League, 24 gola në total, në të gjitha garat. Në moshën 25-vjeçare, ai është në një nga lojtarët kyç për Jurgen Klopp.
Trajneri i kombëtares së Egjiptit, Héctor Cúper, tha në dhjetor se Salah kishte oferta të qarta nga Real Madridi: “Kam marrë lajme të konfirmuara, që zbulojnë interesin e Real Madridit për Salah, por nuk do t’i përshpejtojnë gjërat”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë