Futboll

Reali nuk donte Lopeteguin si trajner, por dështakun e finaleve!

E ardhmja e Julen Lopetegui në krye të Real Madrid, për momentin duket më e pasigurtë se kurrë, për shkak të rezultateve negative dhe jo në lartësinë e famës së kampionëve të Europës në fuqi. Por, mbase ish-trajneri i përfaqësueses së Spanjës nuk ishte objektivi i vërtetë i epokës post-Zidane. Referuar raportimeve të “Mundo Deportivo”, pavarësisht se versioni zyrtar thoshte se Lopetegui ka qenë gjithmonë opsioni i parë, në të vërtetë, trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ishte nga të parët që mori telefonatën e drejtuesve madrilenë. Në listën e kontakteve qëndorn edhe Mauricio Pochettino, që zgjodhi të qëndrojë besnik ndaj Tottenham.

Por, gjithmonë sipas të përditshmes spanjolle, pas një momenti çorientimi, preferenca e drejtuesve të ekipit galaktik ra mbi Jurgen Klopp, trajnerin e Liverpool, që jep gjithmonë përshtypjen e një futbolli shumë tërheqës. Duke parë situatën aktuale, duket si një shaka, të ëndërrosh Klopp dhe të mjaftohesh e kënaqesh me Lopeteguin.

Më shumë nga Futboll