La Liga

Real Madrid vuan edhe në fitore, vendoset fati i Lopetegui para “El Clasico”

“Është për të ardhur turp sërish, sepse ne patëm shumë raste dhe shanse. Me fitoren 2-1 çdo gjë është përmirësuar, por nëse do të kishim qenë me fat dhe të saktë, atëherë duhet të kishim shënuar katër ose pesë gola. Ne fituam dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. U kthyem pas disa rezultatesh shumë negative. Ishte jetike”. Ishin këto fjalët me të cilat e ka përjetuar fitoren e Los Blancos, legjenda dhe tashmë drejtori i Real Madrid për marrëdhënie institucionale, Emilio Butragueño.

Por, përtej komentit të tij për ndeshjen, deklarata e Butragueno ka vlerë për trajnerin e Galaktikëve, Julen Lopetegui në pozita shumë të lëkundura. Sipas drejtuesit të lartë, Lopetegui është i konfirmuar, të paktën edhe për supersfidën fundjavës ndaj Barcelonës. “Po, po, normalisht ai do të jetë në Barcelonë. Për të përgatitur sa më mirë ndeshjen. Unë insistoj, në të tilla situata është e rëndësishme të qëndrojmë të qetë dhe t’u besojmë futbollistëve. Ndeshja e të dielës është një motivim shumë i madh, për të bërë një paraqitje fantastike. E përjetojmë normalisht. Ky është futbolli. Dëgjojmë shumë aludime, por ne jemi optimistë”, deklaroi Butragueno.

Më shumë nga La Liga