Futboll

Real Madrid, ylli kroat kërkon zyrtarisht largimin

Që nga dita e fitimit të trofeut të Champions League, te Real Madrid asgjë nuk ka shkuar si duhet. Fillimisht kërcënimi me lamtumirë i Ronaldos, më pas polemikat për ndërhyrjen e Sergio Ramos ndaj Salah, për të vijuar me dorëheqjen e trajnerit Zidane, si dhe drithërimat në emërimin e pasuesit të tij, Lopetegui, që u shkarkua menjëherë nga përfaqësuesja e Spanjës dhe në fund vështirësitë në merkato.

Vetëm në fund të Botërorit do të mësohet e ardhmja e Ronaldos dhe se çfarë do të ndodhë me ëndrrën Neymar, ndërkohë Florentino Perez duhet të pranojë kërkesën tashmë zyrtare për largim, nga ana e kroatit Mateo Kovacic. Referuar raportimeve të “Cadnea Ser”, në fakt, mesfushori kroat, tashmë i angazhuar në Kupën e Botës me Kroacinë, ka kërkuar nga klubi lejen për tu larguar.

Tashmë Kovacic është i bindur se ndryshimi në pankinë mes Zidane e Lopetegui do t’i japë edhe më pak hapësirë në skuadër. Në këtë pikë, ish-interisti shndërrohet në një objektiv kryesor për klubet gjigante të Europës, duke nisur nga Juventus: Max Allegri është një simpatizues i vjetër i Kovacic, ndërkohë që marrëdhëniet perfekte mes bardhezinjve dhe Real Madrid mund të luajnë një rol kyç në realizimin e transaksionit.

Më shumë nga Futboll