Champions League

Real Madridi e mbyll me fitore, Porto kualifikohet me “goleadë”…

Real Madridi e mbyll me fitore, Porto kualifikohet me “goleadë”…

Real Madrid e ka mbyllur fushatën e grupeve të Champions League me fitoren 3-2 kundër Borussia Dortmund në “Santiago Bernabeu”. Kampionët e Europës në fuqi e kishin siguruar më parë kalimin në 1/8-t e finaleve të kësaj veprimtarie, ndërsa Dortmund do të vazhdojë më tej në Europa League. Real pati fillimin e ëndërruar pasi me golat e Mayoral dhe Cristiano Ronaldo udhëhiqte 2-0 që në minutën e 12-të.

Dormtund nuk u dorëzua dhe dy minuta para fundit të pjesës së parë Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për skuadrën gjermane. I njëjtë autor sigloi barazimin, në minutën e katërt të pjesës së dytë. Fitorja e Real erdhi 10 minuta para fundit me golin e Lucas Vasquez. Ndërkohë, Tottenham, që e kishte siguruar më parë kreun e grupit, e mbylli këtë fazë grupesh me fitoren 3-0 ndaj APEOL Nicosia, me të shënuar në pjesën e parë nga Fernando Llorente dhe Heung-Min Son dhe në pjesën e dytë nga Georges-Kevin N’Koudou.

Në Grupin G, Porto ka fituar 5-2 ndaj Monaco duke siguruar të drejtën për të luajtur në 1/8-t e finaleve. Në një ndeshje ku të dyja skuadrat luajtën gjatë gjithë pjesës së dytë me dhjetë futbollistë, si pasojë e kartonëve të kuq të marrë nga Felipe dhe Ghezzal. Në ndeshjen tjetër të grupit, Besiktas u konfirmua si skuadra fituese duke triumfuar 2-1 në fushën e RB Leipzig, që gjithashtu e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Champions League