La Liga

Real Madridi “fut në rreth” yllin e Guardiolës, nëse dështon me Hazard

Sipas “Mirror”, Real Madridi ka fiksuar Raheem Sterling, si lojtarin që do të blejë, në rast se nënshkrimi me Eden Hazard (zgjedhje e parë) dështon. Ylli i Belgjikës, i cili rrëfeu javën e kaluar se ka qenë ëndërr e tij e fëmijërisë për të luajtur me ekipin e bardhë, mbetet në krye të listës së Florentino Perez.

Sulmuesit të kombëtares angleze i përfundon kontrata me Manchester City në qershor të vitit 2020 dhe, për momentin, nuk është ulur për të negociuar rinovimin e tij me “qytetarët”. Këtë sezon, ai ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asiste në shtatë ndeshje të luajtura në Premier League.

Sterling, 23 vjeç, ka përmirësuar të dhënat e tij që nga ardhja e Pep Guardiolës në drejtimin e Manchester City. Sezonin e kaluar, ai fitoi titullin e Premier League dhe arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Rusi me Anglinë, duke qenë mjaft i rëndësishëm në të dyja sukseset.

Situata e tij kontraktuale dhe paraqitja e mirë me “qytetarët” në vitet e fundit mund të kenë tërhequr vëmendjen e Real Madridit për të forcuar sulmin e vet, sidomos pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit.

Më shumë nga La Liga