La Liga

Real Madridi, i pranishëm në lamtumirën institucionale të Andres Iniesta

Andrés Iniesta do të përmbyllë kapitullin e fundit të lamtumirës së tij nga Barcelona. Në “Camp Nou”, në orën 21:30, do të zhvillohet një ceremoni institucionale lamtumire, e organizuar nga klubi katalanas, pasi kjo gjë ndodhi me Carles Puyol, Xavi Hernandez dhe Javier Mascherano në “Auditorium 1899”.

Këtë herë do të jetë stadiumi, natën, vendi i zhvillimit të ceremonisë së lamtumirës për Iniesta, që të favorizojë një shfaqje audiovizive në formatin televiziv. Në mesin e 300 mysafirëve, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, evidentohet prania e Real Madridit përmes figurës së Emilio Butragueno, drejtor i marrëdhënieve institucionale.

Përveç skuadrës së tanishme, stafit stërvitor, kanë konfirmuar prezencën e tyre në këtë ngjarje edhe ish-shokët e grupit, Xavi, Puyol dhe Andoni Zubizarreta. Ky i fundit ishte drejtor sportiv i klubit katalanas në mes të viteve 2010 dhe 2015 dhe tani mban të njëjtin pozicion te Olympique Marseille.

Nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë, për shembull, Vicente del Bosque, pasi ka të fiksuar një ceremoni tjetër prej shumë kohësh. Në mesin e presidentëve të Barcelonës do të jetë Joan Gaspart, president i katalanasve në momentin e debutimit të Iniestës me ekipin e parë (2002-2003), pasardhësi i tij Enric Reyna dhe Joan Laporta. Josep Lluís Núñez nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Më shumë nga La Liga