Champions League

Real Madridi nuk ka “benzinë”: përshkoi 11.6 kilometra më pak se Tottenham

Ekipi i Zinedine Zidane u mund 3-1 në “Wembley” nga Tottenhami, në ndeshjen e radhës në grup të Ligës së Kampioneve. Sipas matjeve përkatëse të UEFA-s, “Los Blancos” kanë përshkuar 11.6 kilometra më pak se rivali i tyre anglez. Lojtarët e Real Madrid e kanë përfunduar ndeshjen me 109.4 kilometra në total, ndërsa lojtarët e Pochettinos me 121 kilometra. Dallimi në mes të përpjekjeve të secilës skuadër deri në pushim mes dy pjesëve të lojës ishte tashmë i dukshëm: 62.2 kilometra kishte Tottenham; 55.9 kilometra kishte Real Madridi.

Në pjesët e tjera statistikore, Real Madridi ishte superior: ai e kishte topin më shumë në zotërim (posedim) (42% me 58%), u përpoq të kishte më shumë pasime (430 dhe 720). Edhe te pasimet e sakta madrilenët janë paraqitur më mirë (saktësia 82% për londinezët, 87% për madridiasit). Duke u kthyer në kilometrat e përshkuara, duke konkurruar më pak se rivali, kjo është diçka që po fillon të jetë diçka e zakonshme për të bardhët në këtë Ligë Kampionesh. Në katër javët e luajtura në garën maksimale kontinentale, Real Madridi mbuloi një mesatare prej 8.3 kilometrash më pak se rivali i vet. 11.6 kilometra nga “Wembley” është dallimi më i madh i shënuar në këto ndeshje.

Kilometrat e përshkuara nga Real Madridi në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Ndeshja Real Madrid Rivali Diferenca
Real Madrid-APOEL 105,6 km 112,6 km 7 km
Dortmund-Real Madrid 109,7 116,2 6,5
Real Madrid-Tottenham 103 111,1 8,1
Tottenham-Real Madrid 109,4 121 11,6
TOTAL 427,7 460,9 33,2
Mesatare 106,9 115,2 8,3

Burimi: UEFA.com

Më shumë nga Champions League