• Real Madridi, “xhelati” i Atleticos në finalet e Champions-it!

    Publikuar: 21 Apr 2:17

    Një gjysmëfinale “bombë” në Champions. Real Madrid dhe Atletico Madrid do të takohen në këtë raund të kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në kontinent. Ky ka qenë verdikti i shortit të mesditës së sotme, i hedhur në Nyon të Zvicrës. Ndeshja e parë do të luhet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa e kthimit në “Vicente Calderon”. Atletico Madrid është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të tretë në katër sezonet e fundit, të gjitha të arritura me argjentinasin Diego Simeone në stol, ndërsa në këtë “stacion” të Champions-it e shikon veten për herë të gjashtë në histori. “Ribijancos” kanë qenë finalistë tri herë: 1973-1974, 2013-2014 dhe 2015-2016. Në dy prej këtyre finaleve, trajner ka qenë “Cholo”.

    Në rastin e Real Madridit, kjo skuadër arrin në gjysmëfinale për sezonin e shtatë radhazi, diçka që asnjë klub tjetër nuk e ka arritur në historinë e Champions-it, apo të së vjetrës, Kupa e Europës. Ky formati i fundit nuk ekziston më që nga viti 2011. Përveç kësaj, Real Madrid është klubi europian, me më shumë herë në mesin e katër gjysmëfinalistëve, 28 raste, përpara Bayern Munich (18 herë). Zidane do të përpiqet për fituar një titull të dytë radhazi në Champions, çka do të ishte diçka historike, e paarritur më parë nga të tjerët. Finalen e sezonit të shkuar, “Los Blancos” e fituan ndaj Atletico Madrid në Milano. Në tri sezonet e fundit, Real Madridi ka qenë “xhelati” i Atletico Madridit në finalet e Lisbonës dhe Milanos.


    Lexo postimet e tjera