• Real në gjysmëfinale, Anadolu-Olympiacos në sfidën e fundit

    Publikuar: 29 Apr 2:17

    Pas CSKA Moskë dhe Fenerbahce, spanjollët e Real Madrid kanë prerë një biletë për në gjysmëfinalet e play off-it në Euroleague në basketboll për meshkuj. Ekipi që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë nuk zhgënjeu në ndeshjen e luajtur dje, duke mposhtur 89-78 Stambollin në Turqi dhe fitoi 3-1 serinë e çerekfinaleve. Një triumf i merituar i skuadrës spanjolle, që pati vazhdimisht epërsi në parket, ku u dallua Llull me 17 pikë. Edhe pse Wanamaker realizoi 25 pikë për Stambollin, ato nuk mjaftuan për të evituar humbjen dhe eliminimin nga Euroleague.

    Nga ndeshja Stamboll – Real Madrid

    Ende enigmë emri i skuadrës së katërt gjysmëfinaliste, që do të përcaktohet nga përballja mes Anadolu Efes dhe Olympiacos. Grekët fituan mbrëmë 74-62 ndaj turqve, duke barazuar 2-2 serinë e çerekfinaleve, çka do të thotë që gjithçka do të vendoset në takimin e pestë dhe të fundit, në Athinë pas 5 ditësh. Për Olympiacos mbrëmë u dallua Spanoulis me 18 pikë, duke fituar duelin me Granger, që realizoi 17 pikë për Anadolu Efes. Fituesja e këtij dueli, në “final four” do të luajë me rusët e CSKA Moskë, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Fenerbahce dhe Real Madrid.

    EUROLEAGUE – ÇEREKFINALE PLAY OFF

    25 prill, Baskonia Gasteiz – CSKA Moskë, 88-90 (0-3)

    25 prill, Fenerbahce- Panathinaikos, 79-61 (3-0)

    28 prill, Anadolu Efes – Olympiacos, 62-74 (2-2)

    28 prill, Stamboll – Real Madrid, 78-89 (1-3)

    [interaction id=”577e1cb733e3688a29435bef”]


    Lexo postimet e tjera