Futboll

Real në telashe pas largimit të Ronaldo, konfirmon Gareth Bale

Real Madrid rrezikon të mbetet pa sulmues pas largimit të Cristiano Ronaldo drejt Juventusit, pasi edhe francezi Karim Benzema mund të transferohet në Serinë A, por me Napolin. Për pasojë, kampionët e Europës rrezikojnë që ta nisin fazën përgatitore pa asnjë sulmues, ndaj uellsiani Gareth Bale pritet që të qëndrojë te skuadra “merengues” edhe sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “AS”, sipas së cilës Bale është drejt rikonfirmimit te Reali, pasi trajneri Julen Lopetegui kërkon që të paktën një nga 3 sulmuesit e sezonit të fundit të mos largohet.

Gareth Bale ishte protagonist në kaj të këtij viti, kur realizoi golat e fitores së Real ndaj Liverpool në finalen e Champions League. Por uellsiani asnjëherë nuk ka qenë titullar dhe pat kërcënuar me largim, ndaj duket se për të ka ardhur momenti që të tregojë vlerat e tij. Dhe me largimin e CR7 apo edhe të Benzema, ai pritet të mbajë peshën kryesore të sulmit, deri në momentin që dikush të zërë vendin e Ronaldo. Trajneri Lopetegui duket se i ka dhënë besim sulmuesin 28-vjeçar, pas përfundimit të sezonit të kaluar pa kërcënuar me largim në rast se nuk do të ishte sërish titullar.

Më shumë nga Futboll