Bundesliga

Real nxjerr në shitje Isco, Juventus sfidon “big”-ët e Premier League dhe Bayern-in

Real Madrid ka vendosur të shesë Isco-n. Sipas të përditshmes “As”, Zinedine Zidane, nuk është aspak i kënaqur nga paraqitjet e ish-talentit të Malaga-s dhe Florentino Perez duket se është vënë në kërkim të zëvendësuesit për sezonin e ardhshëm.

Isco, i cili ka rinovuar kontratën deri në 2022-in, me një klauzolë 700 milionë euro, kërkohet nga shumë skuadra. Mes këtyre, siç ka shkruar e përditshmja spanjolle, është edhe Juventus që “e ndjek që nga koha kur ai luante te Malaga dhe ka vazhduar ta ndjekë pasi është transferuar tek Real, kur nuk ishte akoma pjesë e projektit”.

“Në nivelin taktik, – gjithmonë sipas Marca, – Isco do të ishte perfekt për në një mesfushë shumë fizike, si ajo e bardhezinjve. E vetmja pengesë do të ishte limiti ekonomik i kampionëve të Italisë, duke parë se Madrid do të kërkonte shumë para”. Gjithsesi, Juventus ka edhe disa pengesa të tjera, si Manchester City, Liverpool, Bayern Monaco dhe Arsenal.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga