Connect with us

Futboll

Real “prek” titullin me “poker”, dopieta kthen Ronaldo-n në “mit”

Real Madrid ka shfrytëzuar më së miri ndeshjen e prapambetur ndaj Celta Vigo duke fituar në fushën e tyre me rezultatin 3:1 me golat e Ronaldo (2) dhe Benzema ndërsa për vendasit golin e vetëm e shënoi Guidetti pasi topi devijohet nga Sergio Ramos.

Real Madrid ka shfrytëzuar më së miri ndeshjen e prapambetur ndaj Celta Vigo duke fituar në fushën e tyre me rezultatin 4:1 me golat e Ronaldo (2), Benzema dhe Kroos ndërsa për vendasit golin e vetëm e shënoi Guidetti pasi topi devijohet nga Sergio Ramos.

Me këtë fitore Real Madrid kalon në krye të renditjes së La Liga me tre pikë më tepër se ndjekësit, dhe në të njëjtën kohë rivalët historikë, Barcelona. Ishte një sfidë rekordesh në “Estadio de Balaidos” për, kë tjetër, Cristiano Ronaldo-n i cili përveçse shënoi golin e 50-të sezonal në të gjitha kompeticionet arrin edhe rekordin e golave të Greaves duke shënuar tashmë 368 gola në pesë divizionet më të mira evropiane.

Një legjendë e gjallë. Ndeshja nuk kishte shumë histori. Real kalon në avantazh që pas 10 minutash kur Ronaldo në hyrje të zonës lëshon një predhë të pakapshme për portierin kundërshtar. Pas golit ndeshja ishte e barabartë me Real që arrin të mbajnë nën kontroll kundërshtarët duke mos i lejuar të bëjnë lojën e tyre për të krijuar raste për gol.

Sulmuesi portugez shënon golin e dytë pas pushimit të ndeshjes por merita ishte e gjitha e Isco-s i cili pasi depërton në gjysmëfushën kundërshtare nis një top spektakolar për Ronaldo-n i cili me të majtën e dërgon në shtyllën e parë.

Celta mundohet të kundërpërgjigjet megjithëse luan me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Aspas dhe madje ngushton diferencën me Guidetti-n por festa e tyre zgjati vetëm pak sekonda pasi aksionin tjetër Benzema shënon golin e tretë për miqtë.

Pas tij Ronaldo mund të kompletonte tripletën por fal një rast me portë bosh duke treguar se edhe ai është një njeri si gjithë të tjerët. Në fund ka vend edhe për Toni Kroos të shkruajë emrin e tij te lista e golashënuesve. Kjo fitore bën që Real të ketë pothuajse të sigurt titullin kampion pasi i duhet vetëm një barazim brenda në “Bernabeu” me Malaga-n.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Futboll