Champions League

Real pret Tottenham, Harry Kane sfidon kampionët e Europës…

Real pret Tottenham, Harry Kane sfidon kampionët e Europës…

Harry Kane synon të vazhdojë serinë mbresëlënëse të golave, teksa Tottenham do të udhëtojë për në fushën e Real Madrid, mbajtësja e trofeut në Champions League. Sulmuesi i Anglisë ka shënuar pesë gola në dy ndeshjet e para të Champions League, 15 gola gjithsej në 11 ndeshje për klubin dhe kombëtaren. Golat e Kane e kanë ndihmuar Tottenham ta nisë me dy fitore fushatën e Champions League, si nuk kishte ndodhur asnjëherë në të kaluarën dhe pritet të luajë rol në synimin e spursave për të tundur për herë të parë rrjetën e kampionëve të Europës.

Te Real Madrid do të mungojë ish-sulmuesi i Tottenham, Gareth Bale. Mateo Kovacic është ende jashtë për një problem me gjurin, ndërsa Dani Carvajal është ende duke u rikuperuar nga një problem me zemrën. Në garë me kohën është portieri Keylor Navas, prania e të cilit mbetet në dyshim

Real gjithashtu i ka fituar dy ndeshjet e para në grup dhe sfida kundër “spurs” do të përcaktojë se cila prej skuadrave do të renditet në vendin e parë të Grupit H. Pochettino beson se sfida me Real është një mundësi për Tottenham për të treguar deri ku ka shkuar në Europë. “Ne kemi një skuadër të re që nuk ka shumë përvojë në këto nivele, – tha ai. – Ky është hapi i fundit, kësisoj do të flasim pas ndeshjes. Ngjajmë sikur kemi të njëjtin nivel, por të arrish Real është shumë e vështirë. Gjithsesi është një shans i madh për ne që të shohim mundësitë tona në nivel psikologjikë, fizik dhe taktik.”

Tottenham boss Mauricio Pochettino smiles as he trains on the pitch at Real Madrid's stadium

Kundërshtari i tij, Zinedine Zidane druhet nga Harry Kane pasi mendon se 24-vjeçari është një futbollist i kompletuar. “Ai është shumë i mirë në gjithçka që bën. Për faktin e mirë të Tottenham dhe të keqin e kundërshtarëve ajo që ai bën janë golat. Kane është gjithmonë në kërkim të hapësirës dhe vepron shpejt. Më parë nuk dukej sikur të do të bëhej i kompletuar, por tani është qendërsulmuesi perfekt.”

Harry Kane stretches his legs with the aid of a foam roller as he warms up during training

Tottenham mund të bazohet te rikthimi i Danny Rose dhe Mousa Dembele, të cilët kanë udhëtuar me skuadrën për në kryeqytetin spanjoll, duke lënë pas shpine disa periudha të gjata mungese. Rose do të jetë në stol, sepse nuk luan një ndeshje zyrtare që nga muaji janar dhe është grumbulluar në sekondat e fundit pasi Ben Davies është i sëmurë.

Cristiano Ronaldo scored the winning goal as Real Madrid beat Getafe in the league 

Shifra nga sfida në “Santiago Bernabeu”

4 ndeshje janë luajtur mes Tottenham dhe Real Madrid dhe në të katër rastet kanë fituar spanjollët. Një ndeshje është mbyllur në barazim, teksa Tottenham nuk ka shënuar kurrë në portën e Real.

7 gola ka shënuar Harry Kane në 5 ndeshje që ka luajtur gjatë karrierës së tij në Champions League. Sivjet ai ka shënuar pesë gola në dy ndeshjet e para dhe ka dhënë 1 asist, në 6 gola që ka shënuar gjithsej Real.

29 ndeshje radhazi pa humbje në fazën me grupe. Ky është rekordi i Real Madrid që për herë të fundit ka humbur në grupe në tetor 2012 në fushën e Dortmund. Vetëm 1 herë në 52 ndeshjet e fundit të Champions, Real nuk ka shënuar.

94 gola ka shënuar Cristiano Ronaldo në 90 ndeshje të luajtura me Real Madrid në Champions League. Dy herë ka luajtur kundër Tottenham në këtë veprimtari dhe në të dyja rastet sulmuesi portugez ka shënuar gol.

12 herë e ka fituar Real Madrid trofeun e Champions League, më shumë se çdo skuadër tjetër në Europë. 3 herë në 4 vitet e fundit. Në fakt, Real Madrid i ka fituar të gjashtë finalet e fundit që ka luajtur në këtë veprimtari.

Both Real and Tottenham have taken maximum points from their two European games so far

Më shumë nga Champions League