Merkato

Real do ta zëvendësojë Rodriguez me Hazard

Ka shumë “trafik” në aksin Londër-Madrid-Mançester. Tre kolosët e futbollit botëror, Real Madrid, Chelse dhe Manchester United pritet të ndezin merkaton e verës. Pasi transferimi i James Rodriguez tek United jepet si i sigurt nga të gjithë mediat sportive ndërkombëtare, Real Madrid duket se është vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të kolumbianit. Emri i përzgjedhur nga “Los Blancos” është ai i Eden Hazard, ylli i Chelsea-it të Antonio Conte-s. Sipas shtypi spanjoll, Rodriguez ka nënshkruar marrëveshjen me Manchester United, me këta të fundit që duhet të bien dakord me Real Madrid për çmimin e kartonit të 25-vjeçarit.

Ndërkohë, Florentino Perez nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin e tij për Eden Hazard. Por nuk do të jetë aspak e lehtë të binden londinezët për ta lënë të luirë fantazistin belg, i cili është një element kyç në skemat e Antonio Conte-s, i cili do të duhet të ketë në dispozicion një super ekip duke parë se sezonin e ardhshëm Chelsea do të luftojë në kampionat për të mbrojtur titullin dhe do të kthehet në Champions League.

Më shumë nga Merkato