La Liga

Real do të ofrojë Bale, Modric dhe Benzema për yllin e Premier League

Real Madrid po përgatitet t’i ofrojë Tottenham-it Gareth Bale, Luka Modric dhe Karim Benzema për Harry Kane. Por klubi anglez vazhdon të bëjë të ditur se ata nuk kanë nevojë ta shesin goalshënuesin anglez.

Sipas portalit spanjoll “Don Balon”, “Los Blancos” po përgatisin një ofertë të parezistueshme për të bindur drejtuesit e Tottenham. Vetëm Bale dhe Benzema do të përfshiheshin në një ofertë të parë. Por nëse Spurs nuk do të heqin dorë nga kërkesa prej 179 milionë paundë për sulmuesin, atëherë madrilenët do të përfshijnë në operacion edhe ish-lojtarin e Tottenham, Modric.

24-vjeçari Kane është përmirësuar shumë në sezonet e fundit dhe ka fituar renditjen e golashënuesve të Premier League për dy vite me radhë. Në 13 ndeshjet e fundit të luajtura me klubin dhe kombëtaren ai ka realizuar 15 gola. Falë këtyre paraqitjeve të jashtëzakonshme ai është përfshirë në listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë. Ndërkohë, edhe shoku i tij i skuadrës, Dele Alli, flitet se kërkohet nga gjigantët e La Liga-s, me Real dhe Barcelona që janë vënë në ndjekje të tij. Por Tottenham ka sqaruar se Alli nuk shitet as or 150 milionë paundë.

Më shumë nga La Liga