Futboll

“Reali donte të kontrolloja gjithë klubin, por më penguan… bankat”

Arsene Wenger pretendon se ka refuzuar dy apo tri herë shansin për të trajnuar Real Madrid.

Ish-trajneri i Arsenal nuk dihet se çfarë do të bëjë pas 22 viteve në veri të Londrës, me Unai Emery, ish-trajnerin e Paris Saint-Germain, që pritet të jetë pasardhësi i tij.

“Kur ndërtuam stadiumin e ri (Emirates) bankat më kërkuan të qëndroja për të paktën pesë vitet në vazhdim. Herën e parë që më kërkoi Madrid, ishte brenda atyre pesë viteve dhe i thashë se nuk mund ta bëja, pasi do të tradhtoja klubin,” shprehet Wenger për beIN SPORTS.

“Real Madridin më duket se e kam refuzuar dy apo tri herë. Ishte një nga ekipet që kam mbështetur kur kam qenë fëmijë. Por mendoja se nuk mund të largohesha nga Arsenal.

“Gjithmonë tundohesh për të shkuar te Real Madrid pasi më ofroi të kisha kontrolloja të gjithë klubin.”

Më shumë nga Futboll