Futboll

Realizoi ëndrrën “Inter”, Keita: “Icardin e njoh që nga Barcelona, Spalletti më kërkoi me ngulm”

Në ditën e tij të parë si zikaltër, Keita Balde nuk ka fshehur aspak emocionet për faktin që është rikthyer në Seria A të Italisë, tashmë si pjesë e Inter. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu me familjen interiste dhe do të jap gjithçka nga vetja për të kënaqur tifozët. Të luaj me Inter është një nga ëndrrat e mia që kur isha i vogël”. Janë këto fjalët e para të sulmuesit senegalez, si lojtar interist.

“Jam rikthyer në Itali me shumë dëshirë për të luajtur në një klub të madh. Kam eksperiencë në kampionat dhe dua të përfaqësohem mirë. Tifozët më kanë pëlqyer gjithmonë, që kur kam qenë këtu në Itali. Tani i kam nga ana ime dhe shpresoj që t’i bëj të lumtur çdo të dielë”, deklaroi Keita, i cili nuk kurseu as fjalët e ëmbla për kapitenin zikaltër, Mauro Icardi: “Me Mauro kam kaluar vite te Barcelona, e njoh që kur ishte fëmijë dhe njoh edhe trajnerin. Për mua ishte një mbështetje e madhe dhe më kërkoi me ngulm”, përfundoi Keita.

Më shumë nga Futboll