Formula 1

Red Bull “divorc” me Renault, firmos për dy sezone me Honda

Red Bull ka konfirmuar sot divorcin me markën franceze të motorëve Renault dhe në dy sezonet 2019 e 2020 të botërorit të Formula 1 do të përdorë motorin japonez Honda. Shefi i makinës austriake Christian Horner, tha: “Kjo marrëveshje 2-vjeçare me motorin Honda ka sjellë mjaft entuziazëm te skuadra. Ne nuk do të garojmë vetëm për të fituar disa gara të botërorit, por për të dueluar për titullin kampion për makina në Formula 1”.

E morëm këtë vendim pas një analizë të hollasishme të situatës, detajeve dhe potencialit që kanë të dy motorët. Kemi mbetur të mahnitur nga impenjimi i Hondës në Formula 1 dhe nga hapat e mëdhenj përpara që kanë bërë kohët e fundit. Mezi po presim që të bashkëpunojmë me Hondën nga viti i ardhshëm”, tha më tej Horner. Marrëdhënia mes Red Bull dhe Renault ka zgjatur 12 vjet, bashkëpunim që solli 57 fitore dhe 8 tituj kampionë (4 për pilotë dhe 4 për makina).

Më shumë nga Formula 1