Futboll

Refuzimi i Griezmann, Barcelona ka planin A dhe B

Antoine Griezmann mundohet të fitojë akoma kohë, por as Barcelona dhe as Atletico Madrid nuk dëshirojnë të gjenden të papërgatitura. Sulmuesi francez po lufton mes qëndrimit në Madrid dhe pranimit të ofertës së Barcelonës dhe duhet të vendosë përpara Botërorit. “Jam mirë, në besim, dhe mbi të gjitha jam i lumtur”, janë këto fjalët e vetme të thëna nga Griezmann për “Telefoot”.

Barcelona është e gatshme të paguajë 100 milionë euro për klauzolën e transferimit, por ndërkohë po pret dhe gjithashtu po punon për dy alternative të mundshme. Sipas medias spanjolle “Don Balon”, plani i parë në rast se nuk realizohet transaksioni i Griezmann, është spostimi përpara i Coutinho dhe afrimi i dyshes Eriksen nga Tottenham dhe Miralem Pjanic nga Juventus. Një dopjo goditje që katalanasit do të tentojnë të realizojnë në rast të refuzimit të Griezmann.

Plani B, quhet Paulo Dybala, për të cilin Barcelona kishte menduar që më parë, teksa e konsideronte si zëvendësuesin e Neymar. Më pas ajo pistë u braktis, sepse nuk konsiderohej si kompatibël me Messin, por Valverde tashmë është i bindur se mund t’ja dalë që të bëjë të bashkëjetojnë dy argjentinasit. Dhe përballë një oferte prej 120 milionë euro, Juventus mund të dorëzohet. Edhe Atletico ndodhet në dritare, nëse Griezmann do të zgjidhte në fund Barcelonën, atëherë 90 nga 100 milionët që do të arkëtonte, do të investohen për blerjen e Thomas Lemar.

Më shumë nga Futboll